AZ Rendering shënon arritje në qëndrueshmëri dhe përafrim rregullator me Bashkimin Europian

Korriku ka qenë një muaj i rëndësishëm për AZ Group, duke shënuar dy arritje të rëndësishme në rrugëtimin e kompanisë drejt standardeve evropiane të qëndrueshmërisë, ekonomisë qarkulluese dhe sigurisë ushqimore.

Së pari, AZ Rendering u certifikua sipas standardit ISCC EU në përputhje me Direktivën e Rishikuar për Energjinë e Rinovueshme (RED III), duke konfirmuar përmbushjen e një prej sistemeve më të njohura evropiane të certifikimit të qëndrueshmërisë për lëndët e para të destinuara për prodhimin e biokarburanteve dhe produkteve të tjera të ekonomisë qarkulluese. Kjo certifikatë përfaqëson një hap të rëndësishëm në integrimin e kompanisë në zinxhirët evropianë të furnizimit dhe dëshmon angazhimin e saj për gjurmueshmëri, transparencë dhe menaxhim të qëndrueshëm të burimeve.

Njëkohësisht, Shqipëria priti misionin e Drejtorisë së Përgjithshme për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore të Komisionit Evropian (DG SANTE), i cili vlerësoi përgatitjen e vendit për zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian në fushën e Nënprodukteve me Origjinë Shtazore (ABP). Si një nga operatorët kryesorë të këtij sektori në Shqipëri, AZ Rendering ishte pjesë e këtij procesi, duke prezantuar praktikat e saj të punës, sistemet e gjurmueshmërisë dhe standardet e kontrollit të cilësisë, në kuadër të vlerësimit të zhvilluar nga ekspertët e Komisionit Evropian. Misioni përbën një hap të rëndësishëm në procesin e përafrimit të Shqipërisë me acquis të Bashkimit Evropian në kuadër të Kapitullit 12 të negociatave të anëtarësimit.

Këto dy zhvillime konfirmojnë vizionin afatgjatë të AZ Group për të investuar në standardet më të larta ndërkombëtare, për të mbështetur ekonominë qarkulluese dhe për të kontribuar në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke ndërtuar një sektor modern, të sigurt dhe të qëndrueshëm të përpunimit të nënprodukteve me origjinë shtazore.

Rina Certificate Iscc Eu Az Rendering Shpk
4
Kompanitë Nën AZ Group
INCA, PetEat, AZ Rendering dhe AZ Pharma, punojnë së bashku për të shndërruar nënprodukte në vlerë.
Kompanitë e AZ Group kanë kaluar nga një model linear biznesi në një model tërësisht

Lexoni artikuj të ngjashëm