Transformojmë Burimet Natyrore në Zgjidhje të Qëndrueshme Produkte Inovative Vlerë Qarkulluese Një të Nesërme Më të Mirë
AZ Group përfaqëson një portofol të larmishëm kompanish që prodhojnë përbërës natyralë dhe ofrojnë zgjidhje të personalizuara për klientë në industri të ndryshme
AZ Group
Ndertojme se bashku nje te ardhme te qendrueshme
Kush jemi ne
AZ Group është prodhues dhe ofrues i ingredientëve natyralë dhe zgjidhjeve të personalizuara për klientët në industrinë ushqimore, ushqimit për kafshë shtëpiake, bujqësinë dhe blegtorinë, bio-energjinë dhe industrinë farmaceutike.
Grupi përbëhet nga katër kompani inovative, secila duke prodhuar dhe targetuar konsumatorë të ndryshëm përfundimtarë, duke mundësuar kështu diversifikimin e portofolit të produkteve dhe ofertave të shërbimeve për industri të ndryshme.
Në të gjitha operacionet e tij, AZ Group përfaqëson grupin e parë dhe një nga të vetmit në Shqipëri që funksionon me një model biznesi 100% bazuar në ekonominë qarkulluese, me procese prodhimi që nuk gjenerojnë mbetje teknologjike dhe me një gjurmë karboni negative, duke kontribuar kështu në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme.

E themeluar në vitin 2008, INCA Sh.p.k. është prodhuesi i vetëm në Shqipëri i mbështjellëse sallami natyralë dhe nënprodukteve të specializuara të kafshëve për konsum njerëzor.

E themeluar në vitin 2018, PetEat është prodhuesi i parë dhe i vetëm në Shqipëri i produkteve "natural dog chews", duke transformuar nënproduktet e zgjedhura shtazore në ushqime të cilësisë së lartë për kafshët shtëpiake.

E themeluar në vitin 2023, AZ Rendering është një fabrikë për rikuperimin e yndyrave dhe proteinave që transformon mbetjet shtazore në proteina shtazore dhe yndyrë shtazore të destinuara për industrinë e ushqimit blegtoral, agro-ushqimore dhe bioenergjisë.

E themeluar në vitin 2019, AZ Pharma prodhon pararendës farmaceutikë me vlerë të lartë përmes bio-nxjerrjes së avancuar të materialeve të zgjedhura me origjinë shtazore, duke krijuar kështu fabrikën e parë të prodhimit të API-ve në Shqipëri.
Vlerat tona
Shkojmë përtej pritshmërive për të kënaqur nevojat e klientëve tanë, duke ofruar vazhdimisht cilësi dhe produkte të besueshme.
Marrim përgjegjësi për veprimet dhe vendimet tona për të arritur përsosmëri dhe për të nxitur vendimmarrjen e pavarur.
Përqafojmë eksperimentimin e menduar dhe të mësuarit përmes veprimit, duke kuptuar se dështimi është një hap drejt arritjes së risive të mëdha.
Vlerësojmë punën në grup dhe partneritetet, duke besuar se rezultatet më të mira vijnë nga bashkimi i forcave - brenda ekipeve tona, me klientët, furnitorët apo partnerët e jashtëm.
Jemi koshient se mjedisi në të cilin kemi fatin të zhvillojmë jetën dhe biznesin, është po i njëjti ku duam të rrisim fëmijët tanë dhe të ndërtojmë të ardhmen tonë. Kjo udhëheq përkushtimin tonë ndaj praktikave të ekonomisë qarkulluese 100%, duke krijuar ndikim pozitiv mjedisor dhe shoqëror në çdo vendim që marrim.
Filloni tani
Bëhuni Partner në Inovacionin e Qëndrueshëm

Ne
jemi
më të mirë
së bashku.
Lini të dhënat tuaja në formular dhe ne do t’ju kontaktojmë!