Përshkrimi i Punës
INCA, pjesë e AZ Group dhe lider në tregun e casings në Shqipëri, po kërkon një Teknolog Prodhimi për fabrikën e saj. Ky rol është thelbësor për monitorimin dhe optimizimin e proceseve të prodhimit, duke siguruar cilësi të lartë të produktit dhe duke mbështetur Drejtuesin e Prodhimit dhe Menaxherin Operacional në rritjen e efikasitetit dhe produktivitetit të punonjësve. Puna është e integruar në mënyrë të plotë me sistemin ERP Odoo, si mjet kryesor për raportim dhe menaxhim të të dhënave.
Detyrat & Përgjegjësitë
- Monitorimi i procesit të prodhimit dhe garantimi i respektimit të standardeve të cilësisë sipas standarteve ISO 22000 dhe HACCP.
- Mbajtja e evidencës së përditshme të output-it të prodhimit, të dhënave të produktivitetit dhe parametrave kryesorë në Odoo.
- Analizimi i metrikave të prodhimit për të identifikuar vonesa, humbje apo mundësi për përmirësim.
- Mbështetja e COO-së në optimizimin e rrjedhës së punës dhe rritjen e produktivitetit të ekipeve.
- Bashkëpunimi i ngushtë me ekipet e magazinës, mirëmbajtjes dhe financës për të garantuar koordinim të plotë.
- Përgatitja e raporteve të qarta mbi cilësinë e prodhimit dhe përdorimin e burimeve për bordin e menaxhimit.
- Sigurimi i trajnimit dhe mbështetjes për punonjësit mbi përdorimin korrekt të metodave dhe sistemeve.
Kualifikimet e Kërkuara
- Diplomë Bachelor në Teknologji Ushqimore, Inxhinieri Industriale, Kimi ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë 2–5 vite në teknologji prodhimi, preferohet në industri ushqimore apo përpunuese.
- Eksperiencë me ERP (Odoo është avantazh i madh) dhe aftësi për të punuar me të dhëna prodhimi.
- Njohuri mbi proceset e kontrollit të cilësisë dhe standardet e sigurisë në prodhim.
- Aftësi për analizë të dhënash dhe përgatitje raportesh menaxheriale.
- Aftësi të forta organizative dhe aftësi për të punuar me ekipe të ndryshme.
- Orientim ndaj efikasitetit dhe përmirësimit të vazhdueshëm.