AZ Group sh.p.k. – një model i suksesshëm biznesi qarkullues në Ballkanin Perëndimor

Kompanitë e AZ Group ndryshuan modelin e tyre të biznesit nga një model linear në një model rrethor, duke u kthyer në të vetmet kompani me një model të tillë të pastër në Shqipëri.
Kalimi nga një model linear në një model rrethor kërkoi që kompania të shpenzonte burime të konsiderueshme financiare në teknologji të reja, përfshirë makineri për pastrimin e zorrëve, një fabrikë të re për prodhimin e ushqimeve për qen, si dhe ndërtimin e të vetmes fabrikë rendering të kësaj shkalle në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për më tepër, për të përmirësuar dhe garantuar cilësinë e lëndëve të para, kompania investon rregullisht në teknologji të reja dhe përmirësime teknike në rrjetin e furnitorëve dhe të logjistikës së saj.

Problemi

Në Shqipëri ka më shumë se 80 thertore të mishit të kuq, që therin mbi 5000 kafshë në ditë, dhe vlerësohet se, në varësi të kafshës, vetëm 70-75% e peshës është mish, ndërsa pjesa tjetër janë nënprodukte shtazore ose mbetje organike. Për më tepër, ekzistojnë mbi 50 kompani përpunimi mishi që gjenerojnë gjithashtu mbetje industriale që variojnë nga 5-10% e prodhimit të tyre të përditshëm. Deri në vitin 2015, shumica e operatorëve të kësaj industrie i trajtonin nënproduktet e tyre si mbetje, duke i depozituar në landfille, duke i groposur apo, më keq akoma, duke i hedhur në lumenj. Këto sasi të mëdha të mbetjeve shtazore përbëjnë një shqetësim madhor, pasi dëmtojnë tokën, sistemet ujore nën tokë dhe çlirojnë sasi të mëdha të metanit dhe gazeve serrë në atmosferë.

Awards 2

Zgjidhja

Kompania e parë dhe deri më sot e vetmja që filloi të adresojë këto probleme ishte I.N.C.A. shpk. E vetmja kompani në Shqipëri që prodhon zorra natyrale, I.N.C.A. shpk filloi në vitin 2015 duke mbledhur dhe përpunuar zorrët natyrale nga thertoret shqiptare, dhe më pas, në vitin 2018, pronarët themeluan një kompani të re – PetEat shpk, e cila merrej me prodhimin e ushqimeve natyrale për qen nga nënprodukte shtazore. Në vitin 2020, u ndërtua kompania e tretë – AZ Rendering, si nevojë për të përpunuar mbetjet organike të prodhuara nga I.N.C.A. dhe PetEat, si dhe për të mbledhur dhe përpunuar gjithë mbetjet industriale që nuk mund të përpunoheshin nga dy kompanitë e para. Së bashku me zgjerimin dhe riemërtimin e këtyre 3 kompanive nën AZ Group, ata kaluan nga një model linear në një model rrethor, duke u kthyer në të vetmen kompani me këtë model të pastër në Shqipëri.

Kalimi në një model rrethor kërkoi investime të mëdha financiare në teknologji të reja: investime në makineri për pastrimin e zorrëve, një fabrikë të re për prodhimin e ushqimeve për kafshë, si dhe ndërtimin e të vetmes fabrikë rendering të kësaj përmase në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për më tepër, kompania investon rregullisht në përmirësime teknologjike dhe teknike tek furnitorët dhe rrjeti logjistik për të përmirësuar dhe garantuar cilësinë e lëndëve të para. Kjo rriti ndjeshëm shpenzimet e kompanisë.

Gjatë përpjekjes për t’u bërë një model rrethor, kompania hasi në sfida të konsiderueshme në zinxhirin e furnizimit. Së pari, mungonin investimet dhe infrastruktura në thertore, gjë që ndikonte negativisht në cilësinë e lëndës së parë, duke mos përmbushur standardet për eksport drejt Europës apo tregjeve të tjera ndërkombëtare. Së dyti, niveli i informalitetit në këtë pjesë të zinxhirit të vlerës ishte i lartë. Vlerësohet se më shumë se 40% e kafshëve theren jashtë thertoreve, duke e bërë të vështirë monitorimin nga autoritetet shtetërore. Së treti, mungon një infrastrukturë ligjore e zhvilluar për menaxhimin e mbetjeve dhe veçanërisht mungon zbatimi i ligjit nga kompanitë që i gjenerojnë këto mbetje, i shoqëruar me mungesën e zbatimit të ligjit nga autoritetet shqiptare.

Pavarësisht se kompanitë e AZ Group kanë kapacitetin për të përpunuar 100% të nënprodukteve dhe mbetjeve shtazore të gjeneruara në Shqipëri, ato mbledhin mbetje nga vetëm 45 kompani (nga mbi 80), ose rreth 65% të mbetjeve organike shtazore në vend.

Untitled Design

Rezultati

Ky model i ri i biznesit rrethor ka sjellë tre efekte pozitive të dallueshme që mund të theksohen. Para së gjithash, ai ka ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Kompania ndërtoi katër njësi të tjera përpunimi brenda pesë viteve, duke krijuar mbi 60 vende të reja pune. Shpenzimet në industrinë bujqësore u reduktuan falë investimeve teknike të bëra në të gjithë zinxhirin e vlerës. Gjithashtu, zgjerimi i eksporteve falë zhvillimit të produkteve të reja përmirësoi bilancin tregtar. Ndërkohë që biznesi rritej, kompania filloi të paguante më shumë taksa.

Së dyti, ky model i ri ishte miqësor me mjedisin dhe jo vetëm neutral ndaj karbonit, por karbon pozitiv. Mbetjet shtazore nuk groposeshin më, nuk hidheshin më në landfille apo në shtratin e lumenjve. Mbi 5000 tonë lëndë të para të përpunuara nga AZ Group përkthehen në më shumë se 17,500 tonë metrikë CO₂ të kapur, që nuk u lëshuan në atmosferë – e barabartë me sasinë që përthithet nga 2000 hektarë pyje.

Së treti, ky rast shërben si një model edukimi për shoqërinë. Në Shqipëri, kalimi drejt një ekonomie rrethore kërkon një qasje gjithëpërfshirëse që përfshin edhe fushata ndërgjegjësuese, dhe ky rast biznesi shërben si praktikë më e mirë për sipërmarrësit e ardhshëm që të investojnë në industri të reja dhe të dizajnojnë produktet e tyre si rrethore që në fillim.

4
Kompanitë Nën AZ Group
INCA, PetEat, AZ Rendering dhe AZ Pharma, punojnë së bashku për të shndërruar nënprodukte në vlerë.
Kompanitë e AZ Group kanë kaluar nga një model linear biznesi në një model tërësisht

Lexoni artikuj të ngjashëm