- Historia Jonë
Nga Një Produkt i Vetëm në Pionier të Eknomisë Qarkulluese
Rrugëtimi i AZ Group nisi në vitin 2008 me themelimin e I.N.C.A. sh.p.k. – prodhuesi i parë i zorrëve natyrale në Shqipëri për industrinë e mishit dhe të sallamit. Të udhëhequr nga parimet e ekonomisë qarkulluese, zgjeruam vizionin tonë në vitin 2018 me krijimin e PetEat, për prodhimin e ushqimeve premium për kafshët shtëpiake. Këtij zgjerimi iu bashkua AZ Rendering, e specializuar në inpute bujqësore, blegtorale, si dhe komponentë për bioenergji. Investimi ynë më i fundit në vitin 2023 në extraktimin e përbërësëve natyralë farmaceutikë, përmbylli zinxhirin tonë të integruar të vlerës.
Çdo hap në këtë rrugëtim është udhëhequr nga një parim themelor: maksimizimi i vlerës përmes eliminimit të mbetjeve. Sot, operojmë me zero mbetje teknologjike dhe një gjurmë karboni negative, duke vendosur standarde të reja për një të ardhme të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë në tregjet europiane.
- Kush Jemi Ne
Kompleksi i vetëm i Llojit të Tij në Ballkanin Perëndimor
AZ Group qëndron si një forcë pioniere në Ballkanin Perëndimor për transformimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, duke ndërthurur inovacionin me parimet e ekonomisë qarkulluese. Që nga themelimi i saj në vitin 2008, kompania është rritur ndjeshëm dhe sot operon në një portofol të diversifikuar prej katër kompanish të specializuara, të cilat krijojnë vlerë në më shumë se shtatë industri të ndryshme.
Ekspertiza jonë shtrihet nga përpunimi artizanal i zorrëve natyrale, të eksportuara në mbi 12 shtete europiane, deri te prodhimi i ekstrakteve natyrore farmaceutike dhe komponentëve për energji të rinovueshme me teknologji të avancuar. Të gjitha këto veprimtari bashkohen nën një vizion të përbashkët: ndërtimi i një të ardhmeje më të qëndrueshme. Falë ndërthurjes së këtyre proceseve në një strukturë të integruar, AZ Group është i vetmi kompleks me 0 mbetje në Ballkanin Perëndimor – ku çdo element rifutet në sistemin e përpunimit për të nxjerrë maksimumin e vlerës.
- Frymezuar nga Impakti
Misioni dhe Vizioni Ynë
Misioni ynë është të zhvillojmë zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme që përmirësojnë sistemet ushqimore, produktivitetin bujqësor, burimet e energjisë dhe shëndetin njerëzor, duke mbrojtur njëkohësisht mjedisin.
Vizionin e kemi të qartë: të udhëheqim transformimin drejt një ekonomie plotësisht qarkulluese, ku asgjë nuk shkon dëm dhe gjithçka krijon vlerë. Përmes kësaj qasjeje, ne synojmë të krijojmë një të ardhme ku suksesi ekonomik dhe ruajtja e mjedisit ecin krah për krah – ku bizneset lulëzojnë, komunitetet përparojnë dhe burimet natyrore ruhen për brezat që do të vijnë.
- Vlerat Themelore
Fokusi te Klienti
Shkojmë përtej pritshmërive për të kënaqur klientët tanë, duke vlerësuar kënaqësinë e tyre më shumë se çdo kosto shtesë.
Përgjegjshmëria
Ne nxisim kompetencën dhe vendimmarrjen autonome, me bindjen se përgjegjësia për veprimet dhe mosveprimet është çelësi i suksesit.
Inovacioni
Ofrojmë një hapësirë të sigurt për eksperimentim të menduar, sepse besojmë se çdo gabim gjatë inovacionit është një mundësi për të mësuar dhe për t’u rritur.
Bashkëpunimi
Vlerësojmë punën në grup dhe partneritetet, sepse rezultatet më të mira arrihen kur punojmë së bashku – me kolegët, furnitorët, klientët dhe partnerët tanë.
Qëndrueshmëria
E kuptojmë që mjedisi ku operojmë është njëkohësisht trashëgimia që duam të lëmë pas, ndaj angazhohemi në praktika të qëndrueshme që sjellin dobi për shoqërinë dhe natyrën.
Nga Natyra në Vlerë: Kompanitë Tona në Veprim























- Impakt Gjithmonë në Rritje
Përkushtimi ynë për ndikim pozitiv social dhe mjedisor rritet çdo vit – viti 2020 ishte një pikë kthese: