Përshkrimi i Punës
Në AZ Group, po kërkojmë nje specialist/e finance për t’ju bashkuar ekipit tonë, me fokus në AR/AP i/e cili/a do të ketë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve financiare dhe në sigurimin e transparencës së të dhënave brenda sistemit tonë ERP. Pozicioni lidhet ngushtë me departamentin e financës dhe magazinës, duke kontribuar në efikasitetin e proceseve financiare dhe raportimin e saktë për bordin e menaxhimit.
Detyrat & Përgjegjësitë
- Menaxhimi i Accounts Receivable (AR) dhe Accounts Payable (AP) brenda sistemit tonë ERP - Odoo.
- Regjistrimi dhe përditësimi i transaksioneve financiare dhe faturave sipas standarteve ligjore.
- Ndjekja e pagesave nga klientët dhe koordinimi me furnitorët për shlyerje të saktë e në kohë.
- Kontrolli dhe pasqyrimi i inventarëve dhe lëvizjeve të magazinës në ERP për të siguruar përputhje me realitetin fizik.
- Përgatitja e raporteve periodike financiare për bordin e menaxhimit, duke përfshirë raporte të shitjeve, blerjeve dhe stockut.
- Bashkëpunim i ngushtë me departamentin e financës, magazinës dhe prodhimit për procese pa ndërprerje.
- Kontribut në kalimin e plotë drejt operacioneve digjitale pa letër brenda financës.
Kualifikimet e Kërkuara
- Diplomë Bachelor në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë 3–5 vite në financë/kontabilitet, preferohet në kompani prodhimi.
- Njohuri dhe përvojë e fortë me ERP (Odoo - edhe më e vlerësuar) dhe menaxhimin e moduleve të financës dhe inventarëve.
- Përvojë e gjerë brenda departamenteve të financave në menaxhimin e performancës së biznesit / aktiviteteve të lidhura me FP&A (llogari të pagueshme/të arkëtueshme, njohje të të ardhurave, etj.)
- Njohuri të mira të standardeve fiskale dhe kontabël.
- Aftësi analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipe të ndryshme.
- Aftësi për të punuar në një ambient dinamik dhe në zhvillim e rritje konstante.